Shpresat e Shqipërisë do të kenë dy transferta “ferri” në muajin shtator, teksa do të përballen me Spanjën dhe Italinë në ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Europianit.
Këto takime janë shumë të rëndësishme për grupin e lojtarëve të drejtuar nga ana e Bushit dhe këtu nuk po flasim vetëm për emrin e kundërshtarëve që kemi përballë. Megjithatë vetë trajneri i Shpresave, Alban Bushi, e njeh mjaft mirë vështirësinë e këtyre takimeve, teksa shprehet për “Supersport” se e rëndësishme është që të merret eksperienca e duhur.
“Në fakt janë ndeshje ku ne do të kërkojë të luajmë dhe të marrim eksperiencë. Në të tilla takime nuk synohet rezultati, por synohet vetëm të fitohet eksperiencë dhe autoritet, që më pas të shfaqim siguri në ndeshjet me kundërshtarë të nivelit tonë. Besoj se kemi edhe emra të rinj, që do t’i testojmë dhe do të synojmë t’i bëjmë pjesë e formacionit të parë”, ka thënë Bushi. /Shqipëria.ch/