You are here
Home > Kombëtarja > Shpresa e Shqipërisë për Europianin, e mban “gjallë” njeriu i Instagramit

Shpresa e Shqipërisë për Europianin, e mban “gjallë” njeriu i Instagramit

Faza e dytë e kompticionit “Liga e Kombeve” pak nga pak po afron. Përsa i përket pjesës ofensive të ekipit tonë Kombëtarë, duket se sërish po çalon. I vetmi sulmues që është zhbllokuar për momentin është Rei Manaj, i cili arriti të shënonte ditën e djeshme në fitoren e ekipit të tij Albacetes. Kujtojmë faktin që pas ndeshjes me Skocinë, numri një i stolit kuqezi, Panucci, pati dhe një përplasje me me Rei Manaj, që e pa në dhomat e zhveshjes duke përdorur telefonin për të lundruar në rrjetet sociale, dhe e quajti joprofesionist lojtarin kuqezi.

Gjatë dy ndeshjeve të para, të “Ligës së Kombeve”, ekipi ka realizuar vetëm një gol, dhe ky ka ardhur nga një mesfushor siç është Taulant Xhaka. Por a mjafton një mesfushor që të shënojë? Kësaj çështjeje mund t’i japin zgjidhje vetëm bomberat  kuqezinj. Me dëmtimin e Sadikut, Roshit i cili është një furnizues i topave, tepër i mirë për sulmuesit, deri në rikuperimin e tyre, Panucci duhet të gjegjë një zgjidhje.

Rastet e shumta që krijohen përpara portës së kundërshtarit, duhet të finalizohen me një lojtarë që e nhunat topin dhe që e çon në rrjetë. Koha është në disfavor, pasi dhe mundësitë janë të pakta duke parë rendimentin e bomberave kuqezinj me klubet respektive. Në mesatarisht 5 ndeshje në kampionatet ku ata luajnë, Manaj, Balaj, Cikalleshi, kanë shënuar vetëm një gol të tre bashkë. Ajo çka duhet theksuar është se koha është kundër sulmuesëve, teksa e kanë të vështirë të zhbllokohen.

Dy ndeshjet e rradhës për Shiqpërinë, do të jenë ato kundër Izraelit më 14 tetor, në Telaviv dhe kundër Skocisë në përballjen e fundit për “Ligën e Kombeve”. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top