You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Shprehu dëshirën e Shqipërisë prej kohësh, Dede nuk humb kohë me kapitenin e Rodës

Shprehu dëshirën e Shqipërisë prej kohësh, Dede nuk humb kohë me kapitenin e Rodës

Mikel Nuhaj është një nga talentet e mëdha që mund të ketë Kombëtarja jonë në të ardhmen. Ai është vetëm 16 vjeç dhe aktualisht është pjesë e hollandezve të Rodës, teksa me këta të fundit luan me grupmoshat. Prej tre vitesh, Mikeli mban edhe shiritin e kapitenit tek kjo skuadër.

Ndonëse është ende i ri, kapiteni i grupmoshave të kësaj skuadre, duket se pak nga pak po fillon të njihet edhe në Shqipëri. Në mënyrë ekskluzive nga “Shqiperia.ch” është bërë publike kërkesa e tij për t’iu bashkuar Kombëtares, ndërsa së fundmi ishte Shqipëria U-19 me Nevil Deden që i dërgoi ftesë dhe e mori në gjirin e saj.

Ky është vetëm realizimi i parë i një dëshire të madhe, ndërsa Mikel Nuhaj duhet të rritet në talentin që ka dhe të fitojë më shumë eksperiencë. Shanset janë pasi luan në një kampionat hollandez të grupmoshave, që shquhet për talentet e shumta që “lindin” dhe “rriten” prej aty, duke marrë një kulturë profesionale tepër të madhe, që në një të ardhme të afërt i ndihmon shumë lojtarët që aspirojnë të kenë një karrierë të pasur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top