You are here
Home > Futboll Bota > Shpjegimi i lotëve të fundit të “ciganit” Saviç, Tare fiton 54 milionë euro nga Milani

Shpjegimi i lotëve të fundit të “ciganit” Saviç, Tare fiton 54 milionë euro nga Milani

Ende pa u hapur zyrtarisht merkato, në Itali kanë dalë shumë zëra për transferimet që mund të kryejnë skuadrat e Serisë A.  Ditën e djeshme, sipas mediave italiane Milinkoviç-Saviç i është bashkuar skuadrës së Milanit për shifrën e 70 milionë eurove.

Serbi aktualisht është pjesë e skuadrës së Lacios që prej vitit 2015, ku me të kaltërit sezonet e shkuara ka treguar një formë të shkëlqyer, saqë vlera e tij në tregun e merkatos u rrit jashtëzakonisht shumë. Mjafton të vëmë në dukje, që drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, e bleu mesfushorin serb për vetëm 16 milionë euro, ndërsa tashmë sipas “Calciomercato”, Saviç është shitur për një shifër 70 milonë eurosh.

Duket se Igli Tare po bënë një punë tepër të mirë përsa i përket shit-blerjeve të lojtarëve, teksa me këtë metodë që ka vendosur në praktikë, arkat e klubit të kaltër po mbushen gjithmonë e më tepër. Shkak për një largim nga lacialët janë bërë edhe përplasjet e tifozëve me lojtarin në fjalë, që para pak ditësh e quajtën Saviç  si cigan. Pikërisht kjo ishte arsyeja se përse mesfushori serb ka shpërthyer në lot gjatë takimit ndaj Kajlarit, që me shumë mundësi mund të jetë edhe i fundit me fanellën e ekipit të Lacios. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top