You are here
Home > Kryefaqja > Shpikin lajme dhe punojnë për largimin e Mihajt, grekët me prapaskena për lojtarët shqiptarë

Shpikin lajme dhe punojnë për largimin e Mihajt, grekët me prapaskena për lojtarët shqiptarë

Në Greqi nuk është aspak e lehtë për lojtarët shqiptarë që të vazhdojnë karrierën e tyre. Racizmi vazhdon të mbetet një plagë e madhe, ndërsa edhe vetë mediat nuk ndryshojnë shumë në sjelljen e tyre nga ato në Serbi.

Enea Mihaj e provoj së fundmi të gjithën këtë, ndërsa u përball edhe me disa shpikje të lajmeve. Vetëm për faktin se trajneri Ferrera e la jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar ndaj Ajaksit, ashtu si edhe Kaçen, në Greqi e nxorrën për një moment edhe jashtë skuadrës së PAOK.

Tërësisht e çuditshme pasi u transferua pikërisht në këtë merkato të verës dhe ishte një dëshirë e madhe e kampionëve, për ta marrë nga Panetolikosi. Në Greqi doli në skenë ideja për ta huazuar te Atromitosi, por zyrtarët e këtyre të fundit e kanë mohuar zyrtarisht këtë pistë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top