
Pas vështirësisë, vjen gjithmonë lehtësimi! Një shprehje disi fetare, por që i shkon përshtat në përsosmëri Naser Alijit. Ky i fundit ka kaluar shumë sakrifica në karrierë dhe jetën personale pas humbjes së babait.
Më pas ka ardhur një ringritje sa i përket futbollit, pasi ka shkëlqyer thuajse në çdo ndeshje me Dinamon e Bukureshtit. Që të bindësh trajnerin Mircea Rednic, duhet të jesh më shumë se i mirë. Tekniku që drejton skuadrën e njohur rumune, nuk është një njeri i thjeshtë për të punuar. “Telekom Sport” raporton se të gjithë futbollistët e huaj që janë pjesë e Bukureshtit e kanë zhgënjyer trajneri, përveç Naser Alijit dhe Montinit.
Nga ana tjetër Rednic nuk e ka aspak problem që t’u tregojë derën lojtarëve të tij: “Unë dua të shoh pak dëshirë dhe respekt nga futbollistët sa i përket stemës, megjithëse mund të humbasim. Kush më kupton do të qëndroj, kush nuk mund të më kuptoj atëherë…”bye bye””, ka mbyllur konferencën e tij Rednic. /Shqiperia.ch/