You are here
Home > Kombëtarja > Shpërthimi i Lenjanit me gola, shkaku se trajneri i çuditshëm i ka thirrur mendjes

Shpërthimi i Lenjanit me gola, shkaku se trajneri i çuditshëm i ka thirrur mendjes

Ermir Lenjani ka arritur të gjejë formën më të mirë në Zvicër, atje ku ka shënuar dy gola në takimin e Thunit në transfertë. Futbollisti i Kombëtares arriti të bënte i vetëm diferencën, madje duke realizuar edhe një perlë të vërtetë në realizimin e parë me Sionin.

Por përse ky shpërthim i Lenjanit pikërisht në këtë moment? Jo gjithçka falë rastësisë. Sigurisht që puna e këtij futbollisti ka qënë e madhe gjatë gjithë kohës, por në javët e fundit, i ka thirrur mendjes edhe trajneri i Sionit, Murat Yakin.

Ky i fundit ndërronte gjithmonë lojtarët dhe mënyrat e skemës së lojës së ekipit të tij, duke bërë që skuadra gjithmonë të merrte një fytyrë të re në çdo takim. E pazakontë kjo për futbollin zviceran, ndërsa ia vështirësonte punën edhe lojtarëve të tij.

Yakin hoqi dorë nga kjo filozofia e lojës së tij në tre takimet e fundit, duke ndryshuar vetëm disa detaje të vogla, por në thelb duke luajtur me të njëjtin formacion. Rezultati? Tre fitore, ndaj Grashopërsit, Zyrihut dhe tashmë në transfertën ndaj Thunit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top