You are here
Home > Kombëtarja > Shpërthim dhe spektakël nga Panuçi në konferencë: Përse me ankoheni? Ju merreni me Instagramin

Shpërthim dhe spektakël nga Panuçi në konferencë: Përse me ankoheni? Ju merreni me Instagramin

Shqipëria do të luajë ndaj Skocisë, në takimin e dytë për kuqezinjtë në formatin e ri, e vlefshme kjo për Ligën e Kombeve. Një rezultat pozitiv u arrit nga ana e futbollistëve të Panuçit ndaj Izraelit, teksa Taulant Xhaka vulosi historikun e ndeshjes me një predhë nga jashtë zone.

Në prag të ndeshjes ndaj skocezëve, trajneri i Shqipërisë është shprehur se futbollistët e tij nuk do të zbresin në fushë për të barazuar, por për të marrë tre pikët.

“Natyrisht që edhe për vetë faktin e zhvillimit të ndeshjeve, dy në tetë ditë, mua më duhet të ndryshoj diçka. Do të kemi disa ndryshime të cilat më duhet t’i provojë në ditën e nesërme.

Agolli është një lojtar i rëndësishëm i Kombëtares, nëse do të luajë apo jo ndaj Skocisë, do e shihni nesër. Ai është futbollist i rëndësishëm për ne dhe është kapiteni i Shqipërisë, për shkak të prezencave në fushën e lojës.

Ne nuk zbresim në fushë asnjëherë për 1 pikë, por për ta fituar. I njohim anët tona negative, por edhe kundërshtari është i plagosur, pas momentit të vështirë që po kalon.

Kemi respekt të madh për Skocinë, pasi është ekip që nuk është i lehtë për tu mundur. Do të provojmë të fitojmë, është e drejta jonë për ta fituar takimin dhe do të flasim pas ndeshjes nëse jemi të kënaqur apo jo, duke parë mënyrën sesi do të shkojë ndeshja.

Goli që i kam shënuar Skocisë në kohën kur luaja me Italinë, ishte goli më i rëndësishëm në karrierën time,  ka qënë një nga netët më të mira për mua në 2008. Tani është një situatë tjetër, tani jam trajneri i Shqipërisë dhe Skocia vjen nga një humbje që e ka plagosur.

I frikësohem së tepërmi krenarië skoceze, sepse ata kërkojnë të reagojnë me çdo kusht pas kësaj situate që janë duke kaluar. E ritheksoj, janë “të plagosur” dhe ne shkojmë nesër për t’i dhënë goditjen e fundit. Duhet t’ia japim këtë goditje dhe jo të presim që të na e jap ajo e para.

Keni marrë vesh ardhjen e Kaçes dhe largimin e Grezdës nëpërmjet “Instagramit”? Përse më ankoheni? Ju i merrni informacionet nga rrjetet sociale, jo unë. Faktikisht e gjithë bota informohet nëpërmjet “Instagramit” dhe “Facebook-ut”.

Për çdo gjë tjetër, flisni me zëdhënësin për mediat, Çarçanin, mos u merrni me mua. Ai është zëri i Shqipërisë, nuk mund të më ankohemi dhe të më thoni se nuk u treguam serioz”, ka thënë Panuçi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top