
Në miqësoret që skuadrat po zhvillojnë si fazë përgatitore para vazhdimit të kampionatit, sulmuesit e Shqipërisë e kanë gjetur rrugën e rrjetës.
Fillimisht do të ishte Cikalleshi që do të dërgonte topin në rrjetë me ekipin turk. Goztepe arriti të fitonte me rezultatin 6-3 ndaj Pendistok, ndërsa sulmuesi shqiptar realizoi golin e pestë për skuadrën e tij.
Nga ana tjetër, do të ishte edhe Sidrit Guri që do të vendoste fatin e miqësores. Ostende ia doli të mundte me rezultatin 1-2, ekipin e Ultrech. Holandezët drejtohen nga trajneri Dik Advodat, njeriu që më parë ka drejtuar Serbinë në natën e famshme të Beogradit, atje ku Shqipëria arriti t’i nxirrte kokëulur nga stadiumi vendasit. Tashmë është sërish një shqiptar, që e mposht teknikut holandez, por për fatin e tij të mirë është vetëm një miqësore. /Shqiperia.ch/