You are here
Home > Kombëtarja > Shpërthen dhe shumë pikëpyetje, Lenjani: Çudi! Shqipëria nuk më ka ftuar për marsin

Shpërthen dhe shumë pikëpyetje, Lenjani: Çudi! Shqipëria nuk më ka ftuar për marsin

Emir Lenjani nuk do të jetë në listën e Panuçit, sa i përket dy takimeve të rradhës për kualifikueset e Europianit. Fillimisht do të luajmë ndaj Turqisë në shtëpi, për të udhëtuar më pas drejt Andorrës.

Do të ishte vetë futbollisti i Sionit që do e zbulonte këtë fakt, ndërsa nuk e ka mbajtur më si të fshehtë: ”Çuditërisht, Kombëtarja nuk më ka ftuar për ndeshjet e marsit.”. Ishte kjo ajo që shprehu fillimisht Lenjani, që u pasua me shumë pikëpyetje në “Instagram”.

Në vendim disi i çuditshëm i trajnerit Panuçi, që lë jashtë një nga futbollistët më në formë shqiptarë. Koha mbetet të tregojë vendimin e italianit, që e di më së miri formën e legjionarëve të tij. A do t’i lërë vendin Lenjani një afrimi të bujshëm te Shqipëria? Mbetet të presim… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top