
Përpara vetëm pak kohësh, kur Granit Xhaka do të kërkonte falje publike sa i përket bërjes së shqiponjës, do të ishte një shpërblim i marrë ai nga ana e Zvicrës, që e bëri mesfushorit shqiptar kapiten të përfaqësueses së tyre.
Tashmë ishte momenti që Xhaka të gradohej edhe te Arsenali Në takimin që skuadra e Unai Emeri është duke zhvilluar ndaj Fulhamit, shiriti i kapitenit i është besuar futbollistit shqiptar. Më përpara ai ndahej mes Peter Cech dhe Monreal, por tashmë duket se ka ndryshuar krahë. Një shkëlqim gjithmonë e më në rritje, karriera e Granit Xhakës po arrin kulmet më të larta. /Shqipëria.ch/