Shumë kohë më parë, kur Herolind Shala luante për Odd Gr, të gjithë do të mahniteshin pas talentit shqiptar. Të gjithë e kërkonin në skuadër, ndërsa thirrja e De Biazit te Shqipëria, bëri që mediat italiane shpeshherë ta këshillonin si emër për klubet e tyre këtë futbollist.
Megjithatë tatëpjeta nisi dalëngadalë në karrierën e këtij futbollisti. Pasi ndërroi disa herë ambientin e klubeve ku ai aktivizohej, emri i tij nis të shuhej pak e nga pak, duke mos u përmendur më ng askush. Tashmë, në mënyrë të papritur, futbollisti i Kosovës nis të rishfaqet në skenë.
Ndaj Ishujve Faroe ishte një nga lojtarët më të mirë të takimit, ku pasimet e tij për shokët e skuadrës , ishin thuajse në perfeksion. Shala rikthehet në kampionat me Start, ekipin norvegjez, duke vazhduar atë që la me Kosovën. Në takimin e fundjavës kundër Lillestrom, Shala ishte lojtari më i mirë i takimit, teksa fitoi edhe një penallti për skuadrën e tij, në atë fitore me rezultatin 3-0. /Shqipëria.ch/