You are here
Home > Kombëtarja > Shmanget derbi i shqiptarëve, Keidi Bare merr ftesë nga Alban Bushi

Shmanget derbi i shqiptarëve, Keidi Bare merr ftesë nga Alban Bushi

Keidi Bare është padyshim një nga talentet më të mirë që ka Shqipëria në gjirin e saj. Aktualisht në ekipin e Malagas, mesfushori shqiptar shihet si një lojtar me mjaft potencial, duke marrë parasysh faktin se ka dal nga Atletiko Madridi, ndërsa shpeshherë ka qenë në urdhërat e Simeones.

Tashmë ftesa e Alban Bushit ka mbërrtiur për Keidi Baren sipas asaj që raporton “Edesmarque”,  teksa Shpresat do të luajnë edhe dy ndeshjet e mbetura kualifikuese, atë ndaj Spanjës në 11 tetor dhe atë ndaj Estonisë në 16 tetor.

Bare do të niset për në Shqipëri duke nisur nga data 8 tetor dhe kjo do i heq atij mundësinë, për të luajtur derbin e shqiptarëve në Spanjë, me Albaseten e Rei Manajt.  Ngelet enigmë nëse ky i fundit do të marrë ftesë nga Panuçi, duke parë krisjen e fundit mes tyre. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top