You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakiç shkojnë te Shkëndija? Do marrin poste udhëheqëse

Shkumbin Qormemeti dhe Haris Fakiç shkojnë te Shkëndija? Do marrin poste udhëheqëse

Në orët e fundit në mediat shqiptare në Maqedoni është përfolur shumë për dyshen Qormemeti-Fakiç. Kështu pritet që këta të fundit të kalojnë te Shkëndija te Tetovës, për të marrë poste udhëheqëse, në një kohë që pritet reformim i madh te ekipi shqiptar.

Më saktësisht bëhet fjalë për një vend si drejtor sportiv dhe një tjetër në strukturat udhëheqëse që kanë peshë të madh te Shkëndija e Tetovës. Një dyshe kjo që ka funksionuar më së miri në shumë raste, duke e dëshmuar punën e tyre edhe te Skënderbeu. Por pritet që gjatë orëve të ardhshme të kuptohet më qartësisht sesa të vërtetë ka në gjithë këtë hipotezë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top