You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shkodranët japin sërish leksione futbolli, me 2500 tifozë përkrahin 19-vjeçarët

Shkodranët japin sërish leksione futbolli, me 2500 tifozë përkrahin 19-vjeçarët

Jo më kot quhet djepi i futbollit. Bashkë me lojën popullore, populli shkodran mbetet edhe djepi i kulturës. Një leksion i hapur është dhënë sot në “Loro Boriçi” nga tifozët shkodran dhe dashamirësit e futbollit. Vllazia U-19 ka luajtur ndeshjen e parë në shtëpi në kompeticionin e Champions League për të rinjë. Në takimin e nisur në orën 17.00 të ditës së sotme, shkodranët janë mposhtur me rezultatin 0-4 ndaj të rinjëve azerë të Astanës.

Në stadium kanë qenë më tepër se 2500 tifozë shkodranë. Një shembull që vjen për gjithë tifozët nga qyteti verior sesa realisht duhet mvështetur fryma e re e të rinjëve. Shkodra ka nxjerr vazhdimisht lojtarë me emër, teksa tradita vazhdon. Një tjetër gjest për t’u admiruar ka qenë respekti dhe duartrokitjet për kundërshtarin.

Ekipi i Astanës bëri një lojë të bukur, ndërsa falenderimi nga shkodranët nuk mungoi. Të njëjtën gjë tifozët kanë bërë dikur edhe ndaj ndeshjes mes Vllaznisë dhe Luftëtarit. Gjirokastritët u larguan me pikë të plota nga Shkodra duke marrë edhe duartrokitjet e gjithë tifozëve në stadium. Pavarsisht rrethanave, tifozët shkodran na kanë treguar se ky sport përjetohet më shuë kur ndjen respekt të mirfillët ndaj kundërshtarit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top