You are here
Home > Kryefaqja > Shkëndijë shqiptare në “Champions League”, mjafton Ibrahimi dhe…goditjet e dënimit!

Shkëndijë shqiptare në “Champions League”, mjafton Ibrahimi dhe…goditjet e dënimit!

Shkëndija e Tetovës nuk di të zhgënjejë tifozët shqiptarë në Europë. Në ndeshjen e parë që u zhvillua në transfertë ndaj Nome Kalju, është arritur fitorja me rezultatin 0-1. Një rezultat shumë i mirë ky për ekipin nga Tetova, që është shumë pranë kualifikimit nga turi i parë i “Champions League”.

Për të arritur në këtë fitore mjaftoi goli nga pika e bardhë e Ibrahimit. Këtu nuk duhet harruar që jemi në ndeshjen e parë pas një shkëputje të madhe nga mbarimi i kampionatit dhe kjo vihej re edhe në zhvillimin e lojës.

Por një tjetër pikë që duhet veçuar është edhe saktësia e madhe që ka Shkëndija në goditjet e dënimit. Shumë prej golave të realizuara në Europë vijnë pikërisht në këtë mënyrë, ndërsa edhe sot ndaj Nome Kalju i ka shkuar në të paktën tre raste gjetjes së golit. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top