Shkëndija ka arritur të fitojë me rezultatin 6-2 takimin ndaj Rabotnickit. Ekipi shqiptar nga Tetova ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi fillimisht u gjend në disavantazh.
Do të ishte ish-futbollisti i Skënderbeut, ai që do të gjente rrugën e rrjetës për të rikthyer ekuilibrat e përkohshme, përpara se të niste festivali i golave. Shkëndija ka arritur të fitojë me një rezultat të thellë, duke treguar forcën e saj në kampionatin që zhvillohet në Maqedoni. /Shqipëria.ch/