You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shkëndija e Tetovës nis avazin në Europë, mund “Ajaksin slloven” të Endri Çekiçit

Shkëndija e Tetovës nis avazin në Europë, mund “Ajaksin slloven” të Endri Çekiçit

Shkëndija Tetovës është ekipi shqiptar që i ka krenuar më shumë tifozët në trevat tona, me rezultatet që arrin prej vitesh në Europë. E njëjta gjë pritet të ndodh edhe në këtë vit, atje ku niset nga turi i parë në “Champions League”.

Për momentin ekipi shqiptar i Tetovës është duke u përgatitur me disa takime miqësore, për të qënë në formën më të mirë. Fitorja e parë ka ardhur nga skuadrës së njohur sllovene, atje ku luan edhe Endri Çekiçi.

Bëhet fjalë për Olimpik Ljubjanën, që ka humbur me rezultatin 1-0 falë golit të Totre në minutën e 5-të. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë, por pa mundur të ndryshoj fatin e takimit. Ljubjana quhet ndryshe edhe si “Ajaksi” i Sllovenisë, pasi me projektin e bazuar te të rinjtë, arriti shumë fitore rradhazi në kampionat dhe të ngrinte Kupën përballë kampionëve të Mariborit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top