You are here
Home > Futboll Bota > Shkëmbimi dhe paratë mbyllin pistën e Hysajt te Juventusi, 2 ditë e ndajnë nga Totenhemi

Shkëmbimi dhe paratë mbyllin pistën e Hysajt te Juventusi, 2 ditë e ndajnë nga Totenhemi

Shumë interesime kanë mbërritur për Elseid Hysajn në merkaton e verës. Me kalimin e kohëve janë mbyllur edhe hapësirat, duke iu ngushtuar së tepërmi zgjedhjet. U përfolur edhe për kalimin e mbrojtësit shkodran te Juventusi, por që tashmë kjo pistë është mbyllur përfundimisht.

Bardhezinjtë kanë zgjedhur një shkëmbim mes Kanselos dhe Danilos, të dy mbrojtës të krahu të djathtë. Gjithashtu Juventusi do të përfitoj 28 milionë euro, për të kompletuar transferimin dhe mbylljen e çështjes së transferimit të një mbrojtësi në këtë rol.

Raportimi ka ardhur nga ‘Gianluca Di Marzio’, me zyrtarizimin që do të vijë brenda pak orësh. Dy pistat e mbetura për Hysajn janë Roma dhe Totenhemi. Por kjo e fundit do të mësohet shpejt, pasi në Angli merkato mbyllet në 8 gusht. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top