
Shqipëria ka humbur me rezultatin 2-0 ndaj Skocisë, në një takim që la shumë për të dëshiruar. Kuqezinjtë nuk arritën të ishin thuajse për asnjë moment të rrezikshëm për kundërshtarin, duke u dorëzuar pa kushte në pjesën e dytë.
Trajneri i njohur shqiptar, Bledi Shkëmbi, është shprehur se Shqipëria vuan për karakter, ndërsa si pjesën më negative të ditës së sotme, sheh humbjen e kontrollit të topit.
“Është për të ardhur keq për mënyrën sesi ne e humbnim topin. Lilaj ndoshta u konsumua më shpejt nga çfarë duhej. Xhaka dhe Ndoj nuk ishin në nivelin e duhur. Më shumë sesa gabime të trajnerit, unë gjykoj se Shqipëria vuan për karakter dhe besim në momentin kur ka topin”, është shprehur Shkëmbi. /Shqipëria.ch/