
Lojtari që u kthye në qëndër të vëmendjes në kampionati sllovak, është pikërisht Kristi Qose. Ky i fundit është shpallur në një nga lojtarët më të mirë të javës që lamë pas, teksa mundi të ishte edhe më formacion më të mirë.
Kristi Qose është pjesë e skuadrës së Ruzemborkut, ku tek ky ekip është rikthyer në formën e tij më të mire, ndërsa ka dalë nga akademia e PAOK. Futbollisti shqiptar është vetëm 23 vjeç dhe me ekipin sllovak po tregon një rendiment tepër të lartë. Këtë sezon futbollistik me ekipin e Ruzemborkut ka arritur të jetë pjesë në plot 18 sfida, ndërsa në Kupë dhe kampionat dhe ka mundur të finalizojë plot 6 herë.
Mund të themi se kjo është një shifër e lartë për rolin që ka Kristi në fushën e blertë, pasi ai është një mesfushor qendre. Qose gjithashtu ka qënë pjesë e ekipit të Shqipërisë U-21 dhe në vitin 2014, ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren. Me ritmet që po tregon, mesfushori 23-vjeçar mund të kthehet në një potencial për t’u bashkuar Kombëtares, me mundësitë nuk janë të pakta. Tashmë çdo gjë mbetet në dorë të tij, për të treguar se me të vërtetë e meriton të veshë atë fanellë. /Shqiperia.ch/