
Liridon Latifi, ishte lojtari më në zë para disa vitesh I cili magjepste me lojën e tij tek ekipi I Skëndërbeut të Korçës. Ai qe lideri I korçarëve në kohën e tyre më të mirë I cili I udhëhoqi ata deri në gurpet e “Ligës së Europës”. Latifi me këto paraqitje që bëri me juglindorët, arriti dhe të fitonte një vend në ekipin e Shqipërisë.
Me Kombëtaren ai ka luajtur disa ndeshje zyrtare, ku më në zë ishte sfida kundër Italisë dhe përballë Spanjës. Në gusht të vitit 2016, ai u transferua me shumë tek klubi Puskas. Këta të fundit sapo ishin ngjitur në ligën e parë hungareze, dhe po bënin gati një ekip të fortë, duke shpenzuar shumë para në atë merkato. Por si shkoi ecuria e mesfushorit me tiprae sulmuese të legjionarit tonë, që u transferua tek klubi hungarez për shifren e 1 milion euro.
U bënë 2 vjet që Liridon Latifi, është “zhdukur” nga vëmëndja e mediave, por jo vetëm, kjo për arsyje se forma e tij ka qënë shumë e dobët dhe larg pritshmërive nga ç’e kemi parë kur luante në Shqipëri me korçarët. 24 vjeçari në klubin Puskas ka luajtur në total 17 ndeshje, ku ka shënuar vetëm 1 gol në këto 2 vite tek ky ekip. Një paraqitje shumë e dobët për shqiptarin, që jemi mësuar ta shohim gjithmon më një rendiment shumë të lartë.
Arsyjet për këtë paraqitje jo të mirë të legjionarit, medohet se ka ndikuar forma e tij jo optimale, por edhe mosambjentimi dot me klubin hungare. Shpjegimet janë të shumta, por Liridon Latifi mund të ishte një nga pikat e referimit të ekipit të Panucit për projektin e së ardhmes. /Rexhino Begolli-Shqipëria.ch/