You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Shkëlqimi dhe rënia e ekipit ku “u shpik” futbolli në Shqipëri, të vetmit që brohorasin kundërshtarin në humbje

Shkëlqimi dhe rënia e ekipit ku “u shpik” futbolli në Shqipëri, të vetmit që brohorasin kundërshtarin në humbje

Nëse ka një ekip i cili ka prodhuar në çdo periudhë kohe talente duke qenë një “minierë ari” për futbollin në Shqipëri, padyshim që mbetet klubi i Vllaznisë. Dikur pretendentët kryesorë për titullin kampion të Superligës bënin llogaritë e tyre duke futur dhe Vllazninë pjesë në faturën e tyre, ndërsa këto  vitet e fundit, në jo pak raste, këto llogari me Shkodrën, gjithmonë i kanë bërë ekipet e mbijetesës.

Dikur lojtarët kishin ëndërr të luanin për këtë fanellë, ndërsa sot po e refuzojn atë. Klubi shkodran po lëngon ndërsa nga e gjithë kjo krizë nuk humbet vetëm Shkodra, por padyshim i gjithë futbolli shqipëtar. Prej kohësh ky klub dhe ky qytet i ka dhënë dhe vazhdon ti jap ende Kombëtares dhe futbollit shqiptar, talente nga më të mirët në qarkullim. Por vitet e fundit ajo që po ndodh është e papërtypshme. “Vllaznia në krizë financiare”, “Në Shkodër janë ende në pritje të rrogave për lojtarët”, këto janë artikuj që rëndomtë kohët e fundit janë bërë shumë të shpeshta për gazetat shqiptare. Një klub i cili është duke vuajtur totalisht keqmenaxhimin brenda tij dhe jo sipasojë e tranjerëve të pakualifikuar apo lojtarëve që nuk e meritojnë këtë fanellë.

Madje përpara rënies nga elita e futbollit, disa herë shpëtuan edhe prej tyre. Këtu flasim për rastin e  Armando Cungut, i cili i gjeti të kapitulluar kur erdhi në drejtimin e tyre përpara pak sezonesh dhe arriti t’i shpëtonte dhe mbijetonte në elitë. Por teksa në merkato të gjithë flisnin për emra të bujshëm për t’i afruar në ekipet e tyre, nga legjenda shqiptare dëgjoheshin vetëm tingujt e heshtjes. Por a mund ti kënaqnim tifozët e Vllaznisë vetëm me superinvestimin në stadiumin kombëtar? Jo, këta tifozë meritojnë më tepër. Shkodra ngelet dhe mbetet djepi i kulturës në Shqipëri.

Këta tifozë janë ata që të duartrokasin edhe nëse i mund në shtëpinë e tyre, si në rastin me Luftëtarin, apo dhe që të tejmbushin stadiumin si në një ndeshje kombëtareje, kur Vllaznia arriti disa fitore rresht nën drejtimin e tranjerit karizmatik Baldo Ranieri. Këto gjëra në Shqipëri nuk para i shohim prandaj ata ngelen një vlerë e shtuar e kampionatit shqiptarë. Më e pakta që mund të bëhet është që aktorët kryesorë që merren me menaxhimin e këtij klubi të jenë shumë më seriozë, dhe të investojnë dhe zemrën e tyre nëse është e nevojshme për të kthyer këtë klub në elitën e futbollit shqiptarë.

Po përsa kohë financimet priten nga bashkia, drita në fundin e tunelit duket se ngelet ende shumë larg për t’u parë. Dhe ashtu në mënyrë krejtësisht qesharake zemrat e shkodranëve do të ngrohen sërish për pak kohë gjatë fushatës zgjedhore, ashtu si rrallë ndodhë nëpër botë, por më pas mbi këtë Vllazni do të duhet të kujdeset vetëm Zoti dhe tifozat, por edhe këta të fundit po lodhen e dorëzohen përballë keqmenaxhimit të klubit të tyre. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top