
Marash Kumbulla ka debutuar në mbrëmjen e djeshme në Serinë A me ekipin e Veronës. I ardhur nga të rinjtë e kësaj skuadre, mbrojtësi në fjalë i ka treguar prej kohësh vlerat që zotëron, duke marrë edhe besimin e trajnerit.
Ndaj Bolonjës ishte nga minuta e parë në fushë, së bashku me Amir Rrahmanin. Për pjesën më të madhe të lojës vendasit do të luanin me një lojtar më pak, duke ia shtuar më shumë vështirësinë talentit të ri të Shqipërisë.
Por pavarësisht kësaj, Kumbulla ka mbajtur në supe një peshë të madhe, duke u vlerësuar lartë nga mediat italiane, pavarësisht ndëshkimit me karton të kuq të Dawidowicz në minutën e 13. “Një ëndërr e bërë realitet, emocion i papërshkrueshëm. Debutimi në Seria A, shumë i lumtur me nivelin e treguar nga skuadra në këtë garë të vështirë. Jam krenar që jam pjesë e këtij ekipi”, ka shkruar Kumbulla. /Shqiperia.ch/