
Arbër Zeneli është një prej lojtarëve me më shumë potencial tek skuadra dardanase. Merkaton e janarit ai arriti të transferohej në kampionatin francez tek skuadra e Remisit. Më parë ishte pjesë e ekipit të Herenvenit, ku nga ky klub u bë edhe i njohur falë nivelit të treguar në fushë. Gjurmët në “Ligue 1” kanë filluar të lihen menjëherë, ndërsa një gjë e tillë ndodhi pas atij asistit fantastik të dhënë ndaj Rennes.
Pikërisht për këtë transferim të goditur ka folur edhe menaxheri i përgjithshëm i skuadrës së Remisit, Laku, që e shikon kampionatin hollandez një mundësi e mirë për të bërë biznes dhe duke marrë shembullin e Zenelit. Në këtë prononcim të tij dhënë për “Footmercato”, ka theksuar se objektivi kryesor i Zenelit është që deri në fundin e sezonit të ambientohet me skuadrën dhe njëkohësisht të mësojë gjuhen frënge. Menaxheri i përgjithshëm i klubit francez të Remisit, i referohet edhe faktit se transferimi i Zenelit kushtoi rreth 3.5 milion euro, ndërsa tani kartoni i tij mund të shitet deri në 10 milionë euro.
“Zeneli është një futbollist i huaj që nuk e flet gjuhën frënge dhe duhet ta bëj një gjë të tillë. Do të ketë mundësinë e përshtatjes deri në 20 qershor. Holanda është mundësi e mirë për të bërë merkato. Përshëmbull një lojtar më këto statistika që ka Zeneli, shitet për 10 milionë euro, kur ne e morëm për 3.5 milionë”, tha Laku. /Shqiperia.ch/