
Ditën e djeshme, “Shqiperia.ch” ka bërë publik faktin se Granit Xhaka është shpallur në vendin e parë, në listën mes 50 personazheve që kanë më shumë ndikim në Zvicër, nga bota e sportit. Për ta lënë në kryesimin e ranglistës, mediat zvicerane iu referuan një episodi të caktuar.
Pas festimit që lojtarët me origjinë shqiptare bën ndaj Serbisë, menjëherë kanë plasur polemikat te helvetët. Sekretari i përgjithshëm, Alex Miescher ngriti një pikëpyetje të madhe, nëse futbollistët me dy nënshtetësi duhet të vazhdojnë me Zvicrën.
Nga Granit Xhaka, Miescher mori dy përgjigje. E para ishte që komente të tilla i përkasin epokës së gurit, ndërsa te e dyta, vetëm pak ditë më vonë do të ishte vetë sekretari i përgjithshëm që do të jepte dorëheqjen nga posti i tij. Ky është vetëm një rast, që e shpall Granitin me më shumë ndikim në Zvicër, ndërsa flitet edhe se ka qenë njeriu që ka shpëtuar trajnerin Petkoviç.
I menjhershëm ka qenë edhe reagimi i Taulantit, që është ndierë krenar me vëllain e tij, në sondazhin që e nxori në vendin e parë: “Je numri një”, shkruan në rrjetet sociale mesfushori i Shqipërisë, referuar po të njëjtit artikull. /Shqiperia.ch/