
Në stadiumin e Akhmat Gronzit është parë flamuri i Kosovës së fundmi dhe kjo ka shkaktuar një debat të madh. Në Rusi nuk njihet pavarësia e trevës shqiptare, por kjo ka pak rëndësi për çeçenët që nuk ngurruan ta valvisin flamurin, në nder të Bernard Berishës.
Një moment të tillë nuk kishin sesi ta përtypnin lehtë serbët që janë ndierë të prerë në besë. Më së miri mënyrën e përjetimit, e tregon titulli sesi “Kurir” e hap artikullin e saj në lidhje me këtë ngjarje: “Vëllezër rusë, çfarë jeni duke bërë”?
Pavarësisht reagimit të Rusisë mbi këtë ngjarje, zyrtarë të klubit të Akhmatit u shprehën se nuk mund të bëjnë dallime politike në sport, duke i dalë përkrahë Berishës dhe lojtarëve të tjerë shqiptarë, si Balaj dhe Roshi. /Shqiperia.ch/