
Mërgim Mavraj ka debutuar në derbin e Selanikut, atje ku PAOK-u do të barazonte me Arisin në rezultatin 1-1.
Goli i vetëm i ardhur nga kundërshtarët ka parë si protagonist negativ mbrojtësin e Kombëtares, që prek me dorë një top brenda zonës. Nga pika e bardhë e penalltisë, vendasit nuk do të gabonin, ndërsa rezultati do të barazohej në fundin e pjesës së parë.
Megjithatë, trajneri Errera është shprehur I lumtur me debutimin e Mavrajt, teksa në përfundimin e takimit, ka thënë se pavarësisht futjes së një elementi të ri në mbrojtje, gjithçka dukej e qetë sikur të kishte kohë që luhej në atë mënyrë.
“Unë jam i lumtur sepse ne përdorim futbollistë të rinj, si në rastin e Mavrajt dhe gjithçka shkoi qetë tek ne, në heshtje të plotë. Kemi luajtur mirë, “fytyra” jonë nuk ka ndryshuar në këtë takim. Jemi paraqitur mirë edhe në mbrojtje, pa harruar faktin se kemi krijuar shumër raste”, ka thënë Errera, duke e vlerësuar pozitivisht performancën e Mavrajt. /Shqipëria.ch/