You are here
Home > Boks > “Shiten për euro dhe tallen, një tradhëtar më pak”/ Luftëtari shqiptar reagon për Durmishajn

“Shiten për euro dhe tallen, një tradhëtar më pak”/ Luftëtari shqiptar reagon për Durmishajn

Një çështje e ndezur së fundmi mbi lojtarët shqiptarë është ajo e Fiorin Durmishajt. Sulmuesi i Panionosit e mori vendimin për t’iu bashkuar Greqisë, duke iu larguar përfundimisht kuqezinjve.

E si mund të pritej mirë një vendim i tillë? Një lojtar që papritur harron gjithë origjinën e tij dhe jo vetëm që braktis vendlindjen, por zgjedh edhe “armiqtë” e përjetshëm. Në lidhje me këtë çështje, ka dhënë mendimin e tij te media sportive “Shqiperia.ch” edhe luftëtari shqiptar i MMA-së, Manuel Gaxhja.

Sportisti 21-vjeçar që numëron 7 fitore në po aq ndeshje në arenën e dyluftimit të vërtetë, e ka quajtur Durmishajn si një tradhëtar. “Njerëz të tillë nuk i duhen Shqipërisë. Shiten për pak euro e dollar, duke harruar që gjakun e kanë shqiptar. E bukura e këtyre historive(që janë të shumta), është që nuk respektohen dhe tallen nga shteti që ata zgjedhin, sidomos kur flitet për Greqinë. Një tradhëtar më pak”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top