
Nga “ferri” në Greqi, Mërgim Mavraj po shijon “parajsën” e Gjermanisë. Megjithëse situata me klubin e Ingolshtadit nuk është ajo e duhura, pasi po lufton për rënien nga kategoria, qetësia nuk mungon te mbrojtësi shqiptar.
Ashtu siç ka ndodhur rëndomtë në ndeshjet e fundit, edhe në takimin ndaj Këlnit, Mavraj është shpallur lojtari i ndeshjes te Ingolshtadi. Futbollisti i Kombëtares ka qënë në nivel të lartë sa i përket ndërhyrjeve, ndërsa te kjo skuadër është kthyer edhe në një “Zot”.
Ekipi gjerman do të hapte një sondazh për futbollistin më të mirë, që e ka fituar Mavraj me diferencë të ndjeshme. Tashmë edhe shiriti i kapitenit në Gjermani mbetet çështje kohe, për liderin e Kombëtares. /Shqiperia.ch/