You are here
Home > Kryefaqja > Shihni se kush rikthehet! Emocionet si me Kombëtaren, i dhurojnë vetëm kuqezinjtë e Tetovës

Shihni se kush rikthehet! Emocionet si me Kombëtaren, i dhurojnë vetëm kuqezinjtë e Tetovës

Sot hyjmë zyrtarisht në emocionet që na dhurojnë ekipet shqiptare në garat për kualifikueset e turneut europian. Kur flasim për tema të tilla, nisur nga vitet e fundit, Shkëndija e Tetovës është ajo që na i risjell më shumë emocionet e përafërta si me Kombëtaren.

Kjo pasi flasim për një skuadër unifikuese që i bashkon shqiptarët nga të gjitha trevat dhe luan në kampionatin e Maqedonisë. Një ekip shembull edhe në aspektin drejtues, që ka ngjitur shumë shkallë suksesi në një kohë të shkurtër, ndërsa para pak vitesh ishin duke diskutuar edhe falimentimin.

Por mbi të gjitha Shkëndija e Tetovës frymon gjithmonë nën ngjyrat kuqezi, për t’i treguar botës anembanë se është një ekip shqiptar, megjithëse përfaqëson futbollin në Maqedoninë e Veriut. Përballja e sotme do të jetë ajo në transfertë ndaj Kalju dhe që do të luhet në orën 18:00, ndërsa Shkëndija pritet ta ketë të thjeshtë këtë tur të parë në “Champions League”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top