You are here
Home > Kombëtarja > Shihni se kush po kthehet! E thotë babai, Arbër Zeneli po bëhet gati për fushën e blertë

Shihni se kush po kthehet! E thotë babai, Arbër Zeneli po bëhet gati për fushën e blertë

Arbër Zeneli po mungon prej një kohe të gjatë në fushën e blertë, si pasojë e atij dëmtimi që pësoi në muajin qershor gjatë ndeshjes së vlefshme për kualifikueset e Euro 2020 mes Malit të Zi dhe  Kosovës. Mjekët raportuan se sulmuesi shqiptar do ta kishe të pamundur të luante futboll për një kohë të gjatë.

Por lajme të mira vijnë tashmë për gjendjen e lojtarit të Reims, pasi pritet të rikthehet më shpejt nga çfarë pritej. Ka qenë vetë babai i futbollistit që ka pohuar një lajm të tillë në një prononcim për “Indeksonline”.

“Sipas mjekut të klubit, Zeneli do të jetë i gatshëm të luaj në janar, ndërsa stërvitjet pritet t’i fillojë në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit”, ka thënë babai i Zenelit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top