Eros Grezda, as më pak dhe as më shumë, por ky është emri më i dashur i tifozëve shqiptarë dhe i gjithë vështrimi tashmë është te talenti i Rangersit.
Pas largimit nga grumbullimi i Shqipërisë, sepse nuk ndodhej në formën e duhur fizike, tashmë mesfushori shqiptar ka nisur punën për të qenë i gatshëm në ndeshjet e kampionatit. Futbollisti 23-vjeçar është duke punuar që të rikthehet në nivelin e duhur, për të bërë debutimin me ekipin skocez.
Tashmë tifozët e Shqipërisë presin që ta kenë të gatshëm yllin e tyre për muajin e ardhshëm, atje ku Shqipëria do të rikthehet sërish në fushën e lojës, për të përmirësuar diçka në imazhin e saj. /Shqipëria.ch/