You are here
Home > Kombëtarja > Shihni kush u kthye/ Gashi magjeps me një “kryevepër”, kundërshtarët nuk u besojnë syve

Shihni kush u kthye/ Gashi magjeps me një “kryevepër”, kundërshtarët nuk u besojnë syve

Më në fund! Shkëlzen Gashi është rikthyer në fushën e lojës, duke bërë atë që di më mirë, realizimin e golave. Një magji ishte ajo e kryer nga ana e futbollistit shqiptar, teksa ka realizuar në perfeksion një gol nga goditja e dënimit, duke i shtangur kundërshtarët.

Teksa muri mbrojtës ishte ende duke u vendosur dhe portieri kundërshtar po u jepte indiciet e fundit, Gashi nuk ka pritur më gjatë, duke e ekzekutuar në perfeksion godijten e dënimit, pavarësisht distancës së madhe që ekzistonte.

Ekipi i Kolorado Rapids ka humbur me rezultatin 2-1, ndërsa në golin e shënuar nga ana e futbollistit të Shqipërisë, kishte edhe shumë polemika nga ekipi kundërshtar, që nuk po u besonte syve. Megjithatë për kryesorin e takimit, gjithçka ishte sipas rregullave. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top