
Një skandal i vërtetë ishte ai që ndodhi në takimin mes PAOK dhe Panionosit, atje ku vendasit kaluan më tej në Kupë falë një penalltie të akorduar në minutën e 119-të. Shumë e diskutueshme ishte gjithë skena e krijuar, pasi duke parë minutën dhe veprimin sesi ndodhi ajo prekje e supozuar e topit me dorë, mund të thuhet se ishte një dhuratë e arbitrit.
Menjëherë pas atij goli, lojtarët e Panionosit dhe Fiorin Durmishaj, refuzuan që të nisnin lojën nga mesfusha. Kjo pasi nuk mund të pranonin një gol të tillë skandaloz që vendosin edhe fatin e takimit. Në Greqi u shprehën menjëherë se kjo ishte një “dhuratë” e vetë Federatës së Futbollit, që i intereson të kalojnë më tej ekipe me emër dhe histori si PAOK, pasi u sjell më shumë fitime.
Skandali sa vjen e shtohet, me foton e publikuar së fundmi në media. Aty shihet edhe anësorja Korbyla, që nuk e shmang dot gëzimin kur sheh lojtarët e PAOK duke festuar. /Shqiperia.ch/