You are here
Home > Futboll Bota > Shihej si ideali i Canës, kapiteni Berisha festë të shfrenuar dhe kampion në Suedi

Shihej si ideali i Canës, kapiteni Berisha festë të shfrenuar dhe kampion në Suedi

Në kohën kur De Biazi drejtonte Shqipërinë, tekniku italian e shihte zëvendësuesin e Lorik Canës te Ilir Berisha. Shumë kontakte janë bërë asokohe nga FSHF me këtë lojtar, ndërsa në fund rezultati nuk ishte ai i prituri, ndërsa vetë lojtari nuk iu bashkua kuqezinjve.

Sukseset e tij në nivel klubesh arritën kulmin për 27-vjeçarin, ndërsa vetëm përpara pak orësh është shpallur kampion në Suedi. Me shiritin e kapiteni në krah, Berisha ka udhëhequr ekipin drejt titullit kampion, për t’u ngjitur në ligën e dytë suedeze.

SIgurisht, flasim për një skuadër e cila përfaqëson një qytet të vogël e më pak banorë, që ka marrë kënaqësinë e një triumfi, për të ëndërruar në sezonin e ardhshëm edhe për ngjitjen në elitën e futbollit në Suedi.

Në fund ka pasur vend edhe një festë të çmendur të lojtarëve të Vasteras, të cilët në versionin e “ultrasve”, i janë bashkuar festës së bashku me ata tifozë që ishin në stadium, për të festuar titullin kampion.

Festa ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjes, ndërsa lojtarët janë parë duke vazhduar brohorimat sikur të ishin tifozët më të veçantë të klubit të Vasterasit, si për të harruar detyrën e tyre për pak kohë, e duke i dhënë disa “shuplaka” përgëzimi trajnerit të tyre, gjë e cila nuk mund të ndodhë sërish. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top