You are here
Home > Kombëtarja > Shifra të frikshme për Ardian Ismajlin! Çfarë ka marrë në Kombëtare tekniku Panuçi

Shifra të frikshme për Ardian Ismajlin! Çfarë ka marrë në Kombëtare tekniku Panuçi

Sa shumë zhurmë dhe jehonë për afrimin e Ardian Ismajlit te Shqipëria, deri diku e kuptueshme, por edhe e tepruar njëkohsisht.

Mbrojtësi i Hajdukut të Splitit, me shiritin e kapitenit te Kosova U-21, u ndie i zhgënjyer pas lënies jashtë të Shaland, në takimet e tetorit që dardanët do të zhvillonin ndaj Maltës dhe Ishujve Faroe. Në momentin që Kosova kishte shumë dëmtime, atëherë tekniku zviceran e ftoi Ismajlin për takimin ndaj Ishujve Faroe.

Ky i fundit e refuzoi ftesën, duke zgjedhur t’i bashkohet Shqipërisë. Por çfarë lojtari ka marrë Shqipëria? Një futbollist që një gjë e ka të garantuar, të ardhmen. Çdo tifoz i thjeshtë që e ka parë nga afër këtë lojtar, sigurisht që i ka lënë mbresa të jashtëzakonshme.

Por në mënyrë të çuditshme, Ismajli po lihej në pankinë nga trajneri i Hajdukut të Splitit. Deri në momentin që kësaj skuadre i dëmtohen gjithë qendërmbrojtësit dhe përplaset te Ismajli, që si një zgjedhje e vetme e mbetur, duhej të futej në fushë.

Vazhdimi i historisë? Në tre ndeshjet e fundit të luajtura me Hajdukun, Ismajli ka qenë tre herë lojtari më i mirë i kësaj skuadre në fushën e lojës, ndërsa njëherë ka qenë edhe në formacionin e javës më të mirë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top