You are here
Home > Kombëtarja > Shifra qesharake/ Vlera e transferimit të Mavrajt dhe alarmi, më e ulta në gjithë karrierën

Shifra qesharake/ Vlera e transferimit të Mavrajt dhe alarmi, më e ulta në gjithë karrierën

Mavraj ka shpëtuar nga liga e tretë në Gjermani, pasi u largua nga Ingolshtadi dhe u rikthye te Greuther Furth, atje ku ka luajtur edhe disa vite më parë. Por për sa u transferua kapiteni i Kombëtares? Shifra është disi qesharake, pasi “Further Neës” zbulon se flitet vetëm për 100 mijë euro.

Ingolshtadi kishte kërkuar fillimisht 300 mijë euro, por për Greuther Furth kjo u konsiderua si shifër e ekzagjeruar. Mavraj është 33-vjeç, por vetë vlera e transferimit tregon se jemi në fundin e karrierës së kapitenit të Kombëtares.

Kjo pasi flasim për vlerën e transferimit më të ulët në gjithë karrierën e Mavrajt, madje edhe kur ishte 20-vjeç vlente 120 mijë euro te Darmshtadi. Ndërkohë nëse flasim për kulmin e tij, ishte padyshim koha te Hamburgu, atëherë kur kushtonte 2.5 milionë euro. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top