You are here
Home > Kryefaqja > Shifra e parave që Greqia i dha Durmishaj për të lënë Shqipërinë, merr kuptim gjithçka

Shifra e parave që Greqia i dha Durmishaj për të lënë Shqipërinë, merr kuptim gjithçka

“Shqiperia.ch” ka bërë publike pak kohë më parë ekskluziven se Fiorin Durmishaj është paguar 250 mijë euro nga Greqia, që të lërë Shqipërinë. Një rrëfim i fundit i trajnerit që e ngriti këtë sulmues deri në këto nivele, Dimitrios Terezopoulos, nuk lë vend për më shumë komentim dhe bën që gjithçka të marrë kuptim sa i përket shifrës së sipërpërmendur, që për shumëkënd mund të duket edhe qesharake. Sigurisht që shitja e atdheut nuk mund të ketë çmim, por për periudhën e vështirë që Durmishaj kaloi, e bëri të mësoj se gjithçka e ka një vlerë momentare.

Bëhet fjalë për kohën kur Durmishaj luante me të rinjtë e Panionosit dhe nuk kishte mundësinë për të siguruar as bazën ushqimore, për shkak të vështirësive ekonomike.

“Kishte një periudhë krize financiare dhe lojtarët e akademisë u detyruan të sillnin ujë dhe fruta për veten e tyre. Durmishaj kishte raste që nuk merrte asnjë nga këto të dyja dhe shpeshherë dilte jashtë loje. Këta e bëja për të ndërgjegjsuar lojtarët në aspektin sportiv dhe profesional, derisa lexova një intervistë që më befasoi. Durmishaj kishte deklaruar se nuk kishte lekë të blinte as fruta dhe as ujë, por ishte krenar për ta pranuar. Familja në Rodos i kërkoi që t’i bashkohej për t’i ndihmuar në anën financiare, duke nisur një punë tjetër, por ai u kërkoi durim”, ka thënë trajneri grek. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top