Nëse Mërgim Mavraj nuk do të ndëshkohej me karton të kuq ndaj Skocisë në “Ligën e Kombeve” dhe nuk do të pezullohej nga UEFA, do të gjendej në grumbullim me Kombëtaren te Tropikali. Por ky futbollist gjendet në Gjermani duke u përgatitur për Ingolshtadin, pasi nuk mund të jetë i gatshëm në dy takimet e rradhës.
Gjithsesi mërzitja mbizotëron tashmë tek ky lojtar, që gjatë kësaj kohe do e shoh Shqipërinë vetëm nëpërmjet televizorit. Gjendjen shpirtërore dhe ndjesinë e keqe Mavraj e ka shpërndarë edhe në “Instagram”, teksa shkruan: “ Sa ditë e mërzitshme që të mos i veshësh këto ngjyra në ditën e grumbullimit”. /Shqiperia.ch/