You are here
Home > Kombëtarja > Shfryn Basha: Mblidhni të gjitha ndeshjet bashkë, nuk të japin rastet e Izraelit

Shfryn Basha: Mblidhni të gjitha ndeshjet bashkë, nuk të japin rastet e Izraelit

Shqipëria e ka humbur takimin ndaj Izraelit me rezultatin 0-2, në sfidën e vlefshme për “Ligën e Kombeve”. Tashmë kuqezinjtë nuk kanë thuajse asnjë shpresë të vetme, për të kaluar në Europian nëpërmjet këtij formati të ri.

Keqardhje nga të gjithë protagonistët në fushën e lojës, ndërsa Migjen Basha shprehet se Kombëtarja nuk i ka pasur aq shumë raste të shpërdoruara në 90 minuta, sa të gjitha ndeshjet të marra së bashku.

“Vështirësi ka pasur vetëm fillimi i ndeshjes. Kjo ndeshje ka qenë e mirë nga ne. Aq raste sa patëm sot, nuk i kemi pasur në gjithë ndeshjet e fundit të marra së bashku.

Nuk kemi patur fat. Nuk i kam ndihmuar aq shumë ekipit sonte por edhe çdo gjë nuk varet nga unë. Një gol për ta shënuar e kemi pasur, por fati nuk deshi. Kam pasur preson në lojë me markime, por edhe unë kam gabimet e mia. Orgazimin e lojës duhet ta bënin mbrojtësit dhe më pas unë që topi të shkojë tek Xhaka dhe Memushaj e më pas tek sulmi. Shpesh herë ja kemi arritur por edhe unë duhet të kisha ofruar më tepër”, u shpreh Basha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top