You are here
Home > Futboll Bota > Shfrenohet fantazia! De Biazi pendohet, Gjibraltari merr fitoren historike dhe…i kopjon skemën

Shfrenohet fantazia! De Biazi pendohet, Gjibraltari merr fitoren historike dhe…i kopjon skemën

Nuk është fitorja e parë në historinë e tyre, por e para e vërtetë. Nëse ju themi se Gjibraltari ka fituar në transfertë ndaj Armenisë me rezultatin 0-1, sigurisht që nuk do e besoni dhe do të kieni dyshimet tuaja.

Por largojini ato. Po është e vërtetë, Gjibraltari ka arritur të fitojë me rezultatin 0-1 ndaj Armenisë. Çfarë mund të jetë e pamundur në futboll? Asgjë! Një grup lojtarësh që e kanë futbollin pasion, grumbullohen për të mposhtur profesionistët, që janë kockë e fortë edhe për Kombëtaret më të njohura në Europë.

Një histori dhe festë e çmendur për Gjibraltarin, që provon një shije që asnjëherë nuk e kishte ndierë më parë. De Biazi është një nga trajnerët më të përmendur që mund të marrë drejtimin e Armenisë, por pas kësaj ndeshje mund të tërhiqet.

Futbolli është i surprizave, por nëse të mund Gjibraltari në shtëpi, atëherë diçka e rëndë nuk shkon brenda skuadrës. Për më tepër, kundërshtarët modestë kanë kopjuar edhe skemën e famshme që realizoi Salihi në Norvegji. Sigurisht jo në mënyrë të suksesshme, por nuk përbën problem, historia u arrit. Në tokën ku Shqipëria merrte kualifikim për në Europian, Gjibraltari merr fitoren e parë të vërtetë. Armenia, toka e dhuratave të bukura për kundërshtarët! /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top