You are here
Home > Futboll Bota > Shfrenimi i Ronaldinjos! Jetonte me dy gra në shtëpi, një natë flinte me Priscillan dhe tjetrën me Beatriz

Shfrenimi i Ronaldinjos! Jetonte me dy gra në shtëpi, një natë flinte me Priscillan dhe tjetrën me Beatriz

Ronalindjo ka qënë një nga futbollistët më të mirë në botë, ndërsa për herë të parë mund të thuhet se “freestyle” u përputh në mënyrën e duhur me futbollin normal. I dashur nga të gjithë tifozët, pasi braziliani dhuronte gjithmonë spektakël për të kënaqur njerëzit, por duke qënë edhe vendimtar për fanellën që përfaqësonte.

Ndërsa sa i përket jetës private të Ronaldinjos, ajo ka qënë shumë e shthurur. Jeta e natës dhe alkoli ishin gjërat më normale, nëse marrim për bazë bashkëjetesën e kësaj legjende në një vilë në Rio që kushtonte 5 milionë dollar.

Ai jetonte me dy gra njëkohësisht, ndërsa një natë flinte me Priscilla Coelho dhe në tjetrën me Beatriz Souza. Të dyja femrat flinin në dhoma të ndara dhe kishin rënë dakort me këtë rast të pazakontë. Kjo pasi Ronaldinjo u kishte premtuar se do t’u ndante në mënyrë të barabartë dashurinë dhe luksin.

Të gjithën këtë e ka bërë publike vetë nëna e Prescillas: “Ishte një turp për familjen tonë, por unë pranova pasi vajza ime e dashuronte. Ajo shpenzonte të njëjtën sasi parash në çdo muaj dhe kishte pushime luksoze. Vajza më bindi që ta lija të jetonte një jetë më të mirë. Por pastaj Ronaldinjo ndaloi të kujdesej për vajzën dhe e mashtroi. Nuk po hante për ditë të tëra dhe ishte e trishtuar. Tani kur shkon për punë dhe i shohin emrin, e largojnë. Mendoi se do të kishte gjithçka, por u shkatërrua”, ka thënë mamaja e Priscilla. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top