
Skëndër Loshi zotëron një aftësi të jashtëzakonshme dhe në Holandë po e dëshmon që i përket një tjetër kategorie. Faktikisht, ky lojtar e ka shfrenuar fantazinë me plotë kuptimin e fjalës. Të rinjtë e Nac Bredës kanë fituar në transfertën e djeshme ndaj Jong Dordecht me rezultatin 2-4, ndërsa tripleta vinte nga shqiptari.
Ndalemi pak te viti i artë i 2019 për Loshin. “Shqiperia.ch” nëpërmjet vëzhgimit të saj, vërteton se nga 17 golat e realizuar në total nga të rinjtë e Nac Bredës për këtë vit futbollistik, vetëm Loshi ka gjetur 14 herë rrjetën.
Pra gjithë lojtarët e tjerë të holandezëve, kanë shënuar vetëm tre herë për 2019. Çfarë të shtosh më shumë për këtë futbollist? Ndoshta që pas tripletës së djeshme, arrin në kuotën e 24 golave për këtë sezon, ndërsa pret me padurim ftesën për t’iu bashkuar ekipit të parë në “Eredivisie”. /Shqiperia.ch/