Ishte një nga shqiponjat e Zvicrës në ndeshjen që do të zhvillohej ndaj Serbisë, në atë Botëror që sapo lamë pas. Askush nuk e kuptoj mënyrën sesi mes futbollistëve me origjinë shqiptare, ndodhej edhe një njeri “i panjohur” në trevat tona, që bënte shqiponjën po me të njëjtën krenari si edhe të tjerët, në mos edhe më shumë.
Lihtshtajner quhej dhe vendimi i trajnerit Petkoviç ishte i qartë, mes polemikave të shumta dhe gjyqit që iu bë “shqiponjave” të Zvicrës, ish-futbollisti i Juventusit mori dënimin më të rëndë, duke përfunduar në tribunë.
“Unë isha vërtet shumë i surprizuar që u lashë i ulur në tribunë. Kompeticioni është gjithmonë një sfidë dhe unë i pranoj ato. Më pëlqen futbolli i luajtur këtu, sepse ky sport jeton në këtë vend, stadiumet janë gjithmonë të mbushura me tifozë”, ka thënë Lihshtajner. /Shqipëria.ch/