You are here
Home > Bundesliga > Sherri me Shaland për vendin e titullarit, trajneri i Verderit ndërron vendimin për Rashicën

Sherri me Shaland për vendin e titullarit, trajneri i Verderit ndërron vendimin për Rashicën

Milot Rashica pritet që këtë fundjavë me klubin e tij të Verder Bremenit, do të jetë titullarë, në ndeshjen që do të luajë shkuadra ku ai është pjesë, Verder Bremenit, kundër Nurembergut.

Paraqitjet e lojtarit të përfaqësueses  së Kosovës, duket se ka fituar vendin e titullarit, tek klubi i tij i ri.

Rashica është nga ata lojtarë që nuk e pranojnë lehtësisht stolin, dhe për këtë arsyje pati dhe një revoltë kundrejt Bernard Shaland,  që nuk e aktivizoi titullar në ndeshjen e parë të “Ligës së Kombeve” kundër Azerbajxhanit. Tashmë është trajneri i Verderit, ai që e ndërron vendimin e tij për talentin shqiptar, duke e projektuar atë titullar, në sfidën e fundjavës.

Verder Bremen, luan ditën e diel në oren 15:30 kundër Nurembergut. Milot Rashica arriti që në ndeshjen e fundit në kampionat të shënonte golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes, duke i dhuruar 3 pikë shumë të çmuara skuadrës së tij, ndaj Frankfurtit.

Formacioni që pritet të jetë zyrtarë për sfidën Verder Bremen- Nuremberg :

Pavlenka – Gebre Selassie, Veljkovic, Moisander, Augustinsson – Bargraph – M. Eggestein, Klaassen – Rashica, Kruse, Osako.

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top