You are here
Home > Futboll Bota > Shënon edhe nga këndi i pamundur, mesfushori shqiptar është një fenomen i zbuluar tek Zyrihu

Shënon edhe nga këndi i pamundur, mesfushori shqiptar është një fenomen i zbuluar tek Zyrihu

Benjamin Kololli është transformuar në lojtarin më kyç të skuadrës së Zyrihut. Dardanasi është kthyer në një nga futbollistët më kryesor në ofensivën e klubit zviceran.

Mesfushori në pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur me klubin e Zyrihut, ka mundur të shënojë 3 gola dhe gjithashtu ka dhuruar 3 asis në total. Benjamini po tregon tek kjo skuadër se është i aftë të marrë mbi shpatullat e tij një klub me emër të madh në kampionatin zviceran. Kololli po lëshon sinjale të forta trajnerit Shaland, teksa me formën që po tregon tek klubi ku ai luan prej fillimit të këtij sezoni, po tregon se është I aftë të shënojë dhe të dhurojë asis.

Në sfidën e sotme ai arriti të shënonte dy gola për Zyrihun në barazimin e marrë kundër skuadrës së Thun-it. Ajo çka mund të vecojmë është goli I parë I shënuar nga dardanasi, teksa arrin të marrë në top nga shoku I tij, arrin të depërtojë brënda zonës duke e drëguar topin në rrjetë nga një kënd shumë I vështirë.

Benjamin Kololli është vetëm 26 vjeç, ku në këtë moshë po tregon që është në kulmin e karrierës së tij për futbollist. Në pragë të dy ndeshjeve të rradhës të përfaqësueses së Kosovës, ai po lëshon sinjale të forta për vendin e titullarit tek dardanasit. /Shqipëria.ch/

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top