You are here
Home > Futboll Bota > Shënon Durmishaj/ Shqipëria vuan për sulmues, Shpresat janë pafundësisht zgjidhje

Shënon Durmishaj/ Shqipëria vuan për sulmues, Shpresat janë pafundësisht zgjidhje

Fiorin Durmishaj ka arritur vetëm pak çaste më parë të finalizojë për ekipin e tij të Panioniosit, teksa këta të fundit kanë arritur ta mbyllnin pjesën e parë me rezultatin 3-0.

Përsa i përket Durmishajt, ai arriti të shënonte golin e tretë në minutën e 27, teksa me këtë gol për sulmuesin nga Vlora, shkon në tre finalizime në këtë sezon. Kujtojmë që Fiorini është pjesë e Kombëtares U-21 që drejtohet nga Alban Bushi. Për këtë të fundit duket se po vijnë sinjale pozitive përsa i përket pjesës sulmuese, ku pas Taulant Seferit që po kalon një formë të mirë, duket se po i bashkohet edhe Durmishaj. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top