You are here
Home > Kombëtarja > Shënoi vetëm Armando Dobra, Shqipëria U-19 e humbet ndeshjen me Greqinë U-19

Shënoi vetëm Armando Dobra, Shqipëria U-19 e humbet ndeshjen me Greqinë U-19

Pritshmëria e lartë ishte te Shqipëria U-19 që drejtohet nga Nevil Dede dhe që sapo nisi kualifikueset e Europianit. Por ndeshja e parë me Greqinë e mbyllur në shifrat 5-1 është për t’u harruar. Madje sa më parë, pasi tani vijnë edhe ndeshjet e radhës dhe gjithçka mbyllet në pak ditë.

Pjesa e parë u mbyll në humbjen 1-0, megjithëse kuqezinjtë po dominonin me sulmet. Bullari dhe Broja nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara. Në pjesën e dytë u fut në lojë dhe një nga futbollistët me më shumë potencial, Armando Dobra.

Lojtari i Ipswich shkurtoj diferencat në 3-1, por nuk mund të bënte asgjë më shumë në ndeshjen me histori të mbyllur. Dy gola të tjerë erdhën në minutat e fundit, ndërsa dukshëm ekipi i Dedes vuan në prapavijë pasi në aspektet e tjera cilësia nuk mungon nëse shohim emrat, pavarësisht se nuk u shprehën në fushë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top