
Lokomotiva e Zagrebit ka fituar me shumë vështirësi ndaj Zapresic në kampionatin kroat, duke ia dalë me shifrat 2-0. Goli i parë do të vinte me shumë vëshitrësi në minutën e 80, atëherë kur Myrto Uzuni do të dërgonte topin në rrjetë.
Pak u shërbye në këtë takim, megjithatë do të ishte vetë futbollisti i Shqipërisë, që do e gjente topin për të festuar realizimin e tij. Vlera të mëdha, pasi të gjesh golin dhe atëherë kur nuk është e mundur, pakkush mund ta bëj një gjë të tillë.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i babai të lojtarit në fjalë, Artan Uzuni, që nëpërmjet rrjeteve sociale shprehet se goli u nxorr nga hiçi dhe është Lokomotiva ajo që ka nevojë për sulmuesin shqiptar.
“Shkëlqeve bab, shkëlqeve. Për 80 minuta, të lanë në hije bab, po haje veten me dhëmbë, e vetmja mundësi që tu dha. Ti u the dhe i tregove se ti nuk ke nevojë për ta. Por ata kanë nevojë për ty, e nxorre golin nga hiçi. Reklamë gol”. /Shqiperia.ch/